Komuna e Bërvenicës është përfshirë në trendin e të dhënave të hapura që mund të jenë të dobishme për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Ky hap krijon një ekosistem dinamik të të dhënave të hapura në të cilin të dhënat prodhohen, hapen, pasurohen dhe ripërdoren nga aktorë të ndryshëm në sektorin publik, privat, akademik dhe civil.