Skip to content

Revizioni i Brendshëm

Raporti vjetor financiar
2023
2022
Raporti i revizionit të seksionit të administrimit të tatimeve dhe taksave
2023

Seksioni i revizionit të brendshëm kryen këto detyra:

-Punon në bazë të ligjit të kontrollit të brendshëm financiar publik;
-Përgjigjet para Kryetarit të Komunës

  • kryen vlerësimin e përputhshmërisë së funksionimit të Komunës së Bërvenicës me ligjet, aktet
    nënligjore, aktet e brendshme dhe marrëveshjet;
  • vlerëson funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm;
  • vlerëson faktorët e rrezikut dhe i jep këshilla Kryetarit të Komunës së Bërvenicës për
    zvogëlimin e tyre;
  • siguron verifikimin e saktësisë, plotësisë dhe ligjshmërisë së regjistrave kontabël dhe
    raporteve financiare të Komunës së Bërvenicës;
  • kryen vlerësimin e ekonomitetit, efikasitetit dhe efektivitetit të operimit dhe përdorimit të
    mjeteve në fushën e caktuar të aktiviteteve ose programeve të komunës;
  • vlerëson përshtatshmërinë, ekonomizimin, efektivitetin dhe efikasitetin e sistemit të
    menaxhimit financiar dhe kontrollit për përcaktimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve;
  • jep rekomandime për përmirësimin e funksionimit dhe procedurave të punës së Komunës së
    Bërvenicës,
  • përgatit dhe miraton planin strategjik dhe vjetor për revizionin e brendshëm bazuar në
    vlerësimin objektiv të rrezikut, kryerjen e revizioneve të brendshme individuale në përputhje
    me planet e miratuara të revizionit dhe monitorimin e zbatimit të tyre;
  • përgatit raporte nga revizionet e kryera;
  • përgatit Udhëzimet e Punës dhe statutin e revizionit të brendshëm;
  • informon Kryetarin e Komunës së Bërvenicës për ekzistimin e konfliktit të interesave gjatë
    kryerjes së detyrave të revizionit;
  • njofton Kryetarin e Komunës së Bërvenicës për parregullsitë apo dyshimet për mashtrim apo
    korrupsion, të cilat mund të rezultojnë në procedurë penale, kundërvajtëse apo disiplinore;
  • merr pjesë në përgatitjen e Planit Strategjik të Komunës së Bërvenicës dhe Planit për zbatimin
    e Programit të Punës,
  • kontribuon në përgatitjen e Programit të Punës, Raportit të Punës së Komunës së Bërvenicës
    dhe përgatitjes së analizës funksionale dhe akteve për organizimin e brendshëm dhe
    sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Bërvenicës.
  • përpunon dhe zbaton procedura nga fushëveprimi i seksionit në kuadër të Sistemit të
    Menaxhimit të Cilësisë në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2008


    Udhëheqës i seksionit për revizion të brendshëm

    Nedime Sallai
    vnatresna.revizija@brvenica.gov.mk