Seksioni i revizionit të brendshëm kryen këto detyra:
-Punon në bazë të ligjit të kontrollit të brendshëm financiar publik;
-Përgjigjet para Kryetarit të Komunës
- kryen vlerësimin e përputhshmërisë së funksionimit të Komunës së Bërvenicës me ligjet, aktet nënligjore, aktet e brendshme dhe marrëveshjet;
- vlerëson funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm;
- vlerëson faktorët e rrezikut dhe i jep këshilla Kryetarit të Komunës së Bërvenicës për zvogëlimin e tyre;
- siguron verifikimin e saktësisë, plotësisë dhe ligjshmërisë së regjistrave kontabël dhe raporteve financiare të Komunës së Bërvenicës;
- kryen vlerësimin e ekonomitetit, efikasitetit dhe efektivitetit të operimit dhe përdorimit të mjeteve në fushën e caktuar të aktiviteteve ose programeve të komunës;
- vlerëson përshtatshmërinë, ekonomizimin, efektivitetin dhe efikasitetin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit për përcaktimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve;
- jep rekomandime për përmirësimin e funksionimit dhe procedurave të punës së Komunës së Bërvenicës,
- përgatit dhe miraton planin strategjik dhe vjetor për revizionin e brendshëm bazuar në vlerësimin objektiv të rrezikut, kryerjen e revizioneve të brendshme individuale në përputhje me planet e miratuara të revizionit dhe monitorimin e zbatimit të tyre;
- përgatit raporte nga revizionet e kryera;
- përgatit Udhëzimet e Punës dhe statutin e revizionit të brendshëm;
- informon Kryetarin e Komunës së Bërvenicës për ekzistimin e konfliktit të interesave gjatë kryerjes së detyrave të revizionit;
- njofton Kryetarin e Komunës së Bërvenicës për parregullsitë apo dyshimet për mashtrim apo korrupsion, të cilat mund të rezultojnë në procedurë penale, kundërvajtëse apo disiplinore;
- merr pjesë në përgatitjen e Planit Strategjik të Komunës së Bërvenicës dhe Planit për zbatimin e Programit të Punës,
- kontribuon në përgatitjen e Programit të Punës, Raportit të Punës së Komunës së Bërvenicës dhe përgatitjes së analizës funksionale dhe akteve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Bërvenicës.
- përpunon dhe zbaton procedura nga fushëveprimi i seksionit në kuadër të Sistemit të
- Menaxhimit të Cilësisë në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2008Udhëheqës i seksionit për revizion të brendshëmNedime Sallai
vnatresna.revizija@brvenica.gov.mk
