Të nderuar qytetarë,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se nga sot, faqja zyrtare e komunës së Bërvenicës vjen me një dizajn të ri dhe modern. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, si pjesë e përkushtimit tonë të përbashkët për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar komunikimin me qytetarët.
Faqja e re është ndërtuar për të lehtësuar qasjen në informacionet institucionale dhe shërbimet komunale, duke ofruar një platformë më funksionale dhe më të shpejtë. Ky ridizajnim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të administratës sonë dhe ofrimit të shërbimeve më efikase për të gjithë banorët e komunës.



