Komuna e Bërvenicës njofton qytetarët se më 30 dhe 31 korrik 2026, duke filluar nga ora 21:00, në territorin e komunës do të realizohet dezinsektimi kundër mushkonjave nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë.
Lusim bletarët të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, aksioni do të shtyhet për ditën e parë të përshtatshme.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!








