Sot në Komunën e Bërvenicës u mbajt mbledhja e Këshillit Lokal për Preventivë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Parku nacional Sharri, institucioneve publike, bashkësive lokale, punonjës fetarë si dhe subjekte tjera relevante.
Në takim u diskutuan disa tema me rëndësi për përmirësimin e sigurisë publike, me theks të veçantë në parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura, sigurinë në komunikacion, mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e mjedisit, si dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Pas një diskutimi konstruktiv, u miratuan konkluzione dhe rekomandime konkrete, të cilat do të shërbejnë si bazë për ndërmarrjen e masave parandaluese dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Komuna e Bërvenicës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë qytetarët.






