ë nderuar qytetarë,
Komuna e Bërvenicës i njofton qytetarët se te disa amvisëri është evidentuar rritje e shumës së tatimit në pronë në krahasim me vitet e mëparshme.
Arsyeja për këtë është zbatimi i sistemit të ri të evidencës, ku të dhënat për pronat merren drejtpërdrejt nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive. Me mënyrën e re të evidentimit, përveç objekteve (shtëpi, banesa dhe ndërtime të tjera), në llogaritje përfshihen edhe sipërfaqet e oborreve/tokat e regjistruara në të dhënat kadastrale.
Qëllimi i këtij ndryshimi është krijimi i një evidence të saktë dhe të plotë të pronave të paluajtshme, në përputhje me të dhënat zyrtare të kadastrës.
I informojmë qytetarët se nëse konsiderojnë se ka mospërputhje ose pasaktësi në të dhënat e pronës, mund të drejtohen në Komunën e Bërvenicës – Sektorin për tatime dhe taksa, ku do t’u ofrohen sqarime shtesë dhe verifikim i të dhënave.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Komuna e Bërvenicës







