Pas marrjes së certifikatës së mandatit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, z. Arkin Jahiji zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Bërvenicës, duke filluar kështu një kapitull të ri në drejtimin dhe zhvillimin e komunës.
Marrja e këtij mandati përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme institucionale dhe një angazhim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, nevojave dhe pritshmërive të tyre. Ky moment shënon fillimin e një periudhe të re pune, përkushtimi dhe bashkëpunimi për avancimin e proceseve dhe realizimin e projekteve me rëndësi për komunën.
Me këtë rast, z. Arkin Jahijit i urojmë shëndet, suksese dhe punë të mbarë në ushtrimin e funksionit të Kryetarit të Komunës. Besojmë se përmes angazhimit institucional, bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët do të punohet në drejtim të përmirësimit të shërbimeve, realizimit të projekteve zhvillimore dhe krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.
Komuna e Bërvenicës mbetet e përkushtuar në shërbim të qytetarëve, në avancimin e proceseve zhvillimore dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjitha vendbanimet e saj.










