Qytetarët e Komunës së Brvenicës njoftohen me anë të kësaj se kjo është thirrja e fundit për të shlyer borxhet në lidhje me Tatimin në Pronë dhe Tarifën e Shërbimeve para ekzekutimit të pagesës me forcë. Me qëllim që të shmangen kostot shtesë për debitorët që nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre, në procedurën e pagesës me forcë, si dhe për të shmangur ngarkesat e panevojshme që do të lindin nga bllokadat në banka, të gjithë qytetarët thirren që ta shlyejnë borxhin në bazë të tatimit në pronë dhe tarifës së shërbimeve në kohën më të shkurtër të mundshme.


