Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se nga nesër, më 24.06.2026, do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për rikonstruktimin e rrugës “Braqa Stefanoviq” në Bërvenicë, në gjatësi të përgjithshme prej 450 metrash.
Me realizimin e këtij projekti do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të komunikacionit, si dhe cilësia e infrastrukturës rrugore lokale.
Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë kufizime të përkohshme në komunikacion, prandaj i lusim qytetarët për mirëkuptim, durim dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin.




