Komuna e Bërvenicës, me keqardhje të thellë dhe pikëllim të madh, njofton opinionin publik për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit tonë të nderuar.
Shkuarja e tij paraqet një humbje të pashlyeshme për mbarë komunitetin lokal, të cilit i kushtoi vite pune dhe angazhimi të palodhshëm.
Në shenjë respekti për figurën dhe veprën e tij, Komuna e Bërvenicës shpall tri ditë zie, duke filluar nga sot.
Me këtë rast, ju njoftojmë për protokollet e mëposhtme:
Libri i zisë: Duke filluar nga sot, me fillim nga ora 08:00, në hapësirat e vendosura menjëherë mbi postën në Komunën e Bërvenicës, do të jetë i hapur Libri i zisë.
Regjistrimi i qytetarëve: Ftohen të gjithë qytetarët, bashkëpunëtorët dhe respektuesit që dëshirojnë të shprehin respektin e tyre të fundit dhe të ndajnë ngushëllimet, të nënshkruhen në Librin e zisë.
Komuna e Bërvenicës i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe miqve të kryetarit të ndjerë.
U bëftë i lehtë dheu.
Nga Komuna e Bërvenicës






