Donacion nga Japonia për të ndihmuar Komunën e Bërvenicës me shërbime cilësore komunale. Me datë 3 dhjetor 2021, Kryetari i komunës së Bërvenicës z.Jovica Ilievski dhe Ambasadori i Japonisë Sh.T. SAWADA Hironori kanë nënshkruar grant kontratën për vitin 2021, në kuadër të Grant Porgramit për Projekte të Vogla për Siguri Njerëzore (GGP) qëllimi i të cilit është përmirësimi i nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.Ceremonia e nënshkrimit të grant kontratës është hapur nga kryetari i Komunës së Bërvenicës, z. Jovica Ilievski, ku morën pjesë edhe SH.T. Ambasadori i Japonisë, z. Hironori Savada, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Vardar”, z. Miroslav Andrieski, në Bërvenicë.Projekti për furnizimin e Komunës së Bërvenicës me automjet për menaxhimin e mbeturinave (mbetjeve), në vlerë prej 67.026 euro, synon ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale për qytetarët. Automjeti i ri i siguruar nga administrata komunale do t’i mundësojë ndërmarrjes publike komunale të arrijë edhe në fshatrat më të largëta të komunës për të ofruar shërbime për menaxhimin e mbetjeve.