Të nderuar,Sot e shënuam ditën e komunës së Bërvenicës dhe për mua është nder i madh që jam me Ju në 25 vjetorin e themelimit të komunës.Të gjithë banorëve të komunës së Bërvenicës, Juve këshilltar dhe të punsuarve në administratën komunale, Ua uroj jubilarin dhe njëherit dëshiroj të gjithë së bashku të ndërtojm komunë të zhvilluar, me infrastruktur moderne dhe të pastër ekologjike, në të cilën do lindin arsimohen dhe punojn njerëz të shëndosh, të edukuar dhe të punëdashës.