Sot në datë 24.1.2022 në hapësirat e komunës së Bërvenicës e kishim nderin që të kemi mysafir zëvendës Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë z.Otto Graf. Me këtë rast kishim mundësinë që t’a njoftojmë me projektet rrjedhëse dhe të ardhshme të komunës së Bërvenicës dhe njëkohësisht t’i falenderohemi për donacionin e makinës për pastrimin e kanalizimeve nga programa për projekte të vogla të Ambasadës. Z.Graf shprehu dëshirën për mbështetje të projekteve të ardhëshme nga ana e Ambasadës për komunën e Bërvenicës.