Me kënaqësi të veçant i paraqes dy projektet e reja nga programi për zhvillim të barabart rajonal të ndar komunës së Bërvenicës.
Me drejtorin e Byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepin sot nënshkruajtëm kontratën për projektet, ndërtimi i dy rrugëve të reja në vendbanimin Sedllarcë e Poshtme.
Projekti është në kuadër të thirrjes së Byros për zhvillim rajonal për zhvillimin e zonave urbane, zhvillimi i zonave me nevoja specifike dhe zhvillimi i fshatrave.
Komuna e Bërvenicës është njëra nga komunat e zgjedhura në rajonin e pollogut, sipas përfaqësimit të barabart në nivel nacional, me dy projekte.