Skip to content

Të nderuar qytetarë të komunës së Bërvenicës


Komuna e Bërvenicës është e përgatitur për sezonin e dimrit dhe mirëmbajtjen dimërore të
rrugëve lokale dhe rrugicave për të cilat është përgjegjëse. Gjatë sеzonit të dimrit, korsitë rrugore
do të pastrohen sipas prioriteteve në përputhje me Planit Operativ, siç janë pikat kritike,
drejtimet e rrugëve deri tek objektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe rrugët me rëndësi të
veçantë për funksionimin e trafikut.
Njëkohësisht apelojmë tek të gjithë qytetarët në territorin e komunës së Bërvenicës që të mos e
hedhin borën e pastruar në rrugë për të mos e komplikuar pastrimin e rrugëve nga shërbimi
dimëror i komunës.
Njëkohësisht apelojmë që drejtuesit e automjeteve në komunën tonë të ndërgjegjësohen në
kushte të tilla moti që të vozisin me kujdes sipas kushteve të rrjetit rrugor në komunë.
Nga Komuna e Bërvenicës, apelojmë që automjetet të mos parkohen në rrugë, sepse vështirëson
madje disa vende edhe e pamundësojnë intervenimin me makinerinë e nevojshme për pastrimin
e rrugëve.
Ndryshe, policia dhe inspektorët komunal, në bazë të Ligjit për pastërtinë publike, do të
shqiptojnë gjoba.
Të dashur bashkëqytetarë, me bashkëpunim të ndërsjelltë le të kontribojmë që më lehtë dhe më mirë të përballemi me reshjet e borës këtë dimër.