Po shpërndahen fotografi për gjoja vjedhjen e naftës nga parkingu i vendosur në fshatin Çellopek në komunën e Bërvenicës.
Të nderuar,
Komuna e Bërvenicës për herë të parë ka miratuar rregulloren për mënyrën e përdorimit të veturave zyrtare dhe makinerive të punës, dhe kështu të gjitha keqpërdorimet e veturave zyrtare dhe naftës për to janë të pamundura.
Për çdo litër dhe kilometër që është konsumuar apo kaluar, ka regjistrime të duhura dhe kryhen kontrolle të rregullta.
Pamjet e publikuara janë shpifje tendencioze dhe me qëllim të dëmtimit të reputacionit të komunës, punonjësve dhe personave të punësuar nga komuna e Bërvenicës.
Në pamje, përveç punonjësve dhe personave të punësuar nga komuna për qëllime zyrtare me dokumentacion të rregullt, nuk ka asgjë të diskutueshme dhe nuk ka elemente të vjedhjes.
Punonjësi në foto është personi më meritor për kursimet që janë bërë në periudhën e kaluar dhe e kuptojmë nervozizmin, nuk ka më keqpërdorime dhe vjedhje në komunën e Bërvenicës!
Me respekt