Skip to content

JAVA E EKOLOGJISË

Me rastin e 21 MARSIT, Ditës së Pranverës – Ditës së Ekologjisë, komuna e Bërvenicës filloi
projektin “JAVA E EKOLOGJISË” i cila do të realizohet nga data 21-24 mars. Qëllimi është t’u
ofrohet qytetarëve një mjedis jetsor të shëndetshëm dhe të pastër, por edhe të forcohet
ndërgjegjësimi i popullatës për mbrojtjen e natyrës.
Projekti përmban disa aksione mjedisore, të shtrira në disa ditë, të cilat do të përfshihen në të
gjitha vendbanimet dhe institucionet arsimore në komunë.
Aktivitetet përfshijnë:
– vendosja e kontejnerëve për grumbullimin e mbeturinave të baterive në ambientet e
shkollave dhe Marketeve më të mëdha në bashkëpunim me “Nulla otpad” Shkup si dhe
jemi në fazën përfundimtare të plotësimit të kushteve teknike për grumbullimin dhe
transportimin e mbetjeve të mëdha elektronike dhe elektrike nga amvisëritë në të
gjithë vendbanimet e komunës;
– pastrimi i deponive t; egra në të gjitha zonat e banuara;
– pastrimi i hapësirave publike;
– rregullimi i parqeve me lule sezonale;
Në bashkëpunim me shkollat ​​do të pastrohen dhe rregullohen oborret e shkollave duke
mbjellë lule të stinës, të cilat jo vetëm do të përmirësojnë pamjen vizuale të oborreve
të shkollave, por edhe do të nxisin ndërgjegjësimin nxënësve për të ruajtur një mjedis
jetese të shëndetshëm dhe të pastër.
Meqenëse të gjithë jemi të vetëdijshëm se në ditët e sotme, në nivel global, ndotja e mjedisit
është bërë një problem rëndues, komuna e Bërvenicës përmes programeve të saj vjetore dhe
strategjike të planifikuara do të synojë intensivisht gjatë gjithë vitit të ndërmarrë masa dhe
aktivitete të shumta për mbrojtjen dhe përmirsimin e mjedisit jetësorë.


“Natyra ka nevojë për ne, por edhe ne i nevojitemi natyrës’’