Parandalimi është një nga mënyrat më të rëndësishme të veprimit, sepse është mirë që me kohë të parandalohen dukuritë e caktuara, se sa të llogariten dëmet e shkaktuara, pavarësisht nëse ato janë shkaktuar nga faktori njerëzor apo janë pasojë e fatkeqësive natyrore.
Për të arritur qëllimin e mësipërm, sot (19.07.2023 – e mërkurë) ambientet e komunës së Bërvenicës, Këshilli Lokal për Parandalimin e Komunës Bërvenicë mbajti mbledhjen me këtë rend dite:
1. Parandalimi i paraqitjes së zjarreve që ndodhin në periudhën e verës,
2. Parandalimi i përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve piroteknike në ahengje dhe dasma familjare, rritjen e sigurinë në komunikacion në territorin e komunës së Bërvenicës.
3. Parandalimi i shërbimit të alkoolit të të miturve në objektet hotelierike si dhe parandalimi i dukurive të tjera devijuese në komunitet në territorin e komunës së Bërvenicës.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga komuna e Bërvenicës, Zëvendës kryeshefi i SPB Tetovë, Komandanti i SPB Tetovët, Inspektori për parandalim në SPB Tetovë, zëvendëskomandanti dhe inspektori nga SPZherovjan, Udhëheqsja e QMK Tetovë, DMSH Tetovë, Kryqi i Kuq Tetovë,NJKZ Tetovë dhe KV i Bllacës.
Qëllimi i këtij takimi ishte përmirësimi i sigurisë publike në teritorin e komunës së Bërvenivës, si dhe ndërtimi i besimit dhe marrëdhënieve miqësore në parandalimin e dukurive që cenojnë sigurinë publike.
Të pranishmit u pajtuan që duhet të ndërmerren veprime konkrete për problemet e caktuara dhe me koordinim në mes të shërbimeve profesionale dhe institucioneve kompetente, të ndërmerren masa konkrete parandaluese me qëllim përmirësimin e gjendjes së sigurisë në komunë, për çka u sollën konkluzionet e duhura.
Gjithashtu, pjesëmarrësit e takimit u pajtuan që në takimin e radhës të marrin pjesë edhe grupet e tjera të synuara si këshilltarët e komunës, të gjitha bashkësitë lokale, bashkësitë fetare, komuniteti i biznesit, përfaqësues nga shkollat fillore dhe grupet e tjera të synuara që do të shprehin interes.