Skip to content

Мbrojtje më të madhe dhe veprim të përbashkët parandalues ​​kundër zjarreve

Të nderuar bashkëqytetarë,
Për të siguruar mbrojtje më të madhe dhe veprim të përbashkët parandalues ​​kundër zjarreve, komuna e Bërvenicës i përkujton qytetarët se NDALOHET ndezja e zjarrit në hamullore, në mbetje nga bimësia e thatë i cili është material i djegshëm nëpër vendgjueti, kullotë, në toke bujqesore, ndezja e zjarrit ne fushë, në pyll , pra ka ndalim te plotë për ndezjen e zjarrit në vende të hapura.
Paralajmërojmë personat që kapen duke ndezur zjarr në hapësirë ​​të hapur ose shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, se i nënshtrohen ktyre sanksioneve ligjore:

  • Janë paraparë gjoba në të holla (sipas Ligjit për Tokën Bujqësore, Ligjit për gjuetia dhe ligje të tjera),
    – Zjarrvënësi do të paguajë dëmshpërblim për pyjet e djegura dhe pasurinë e të tjerëve
    të dëmtuar në tokë bujqësore dhe pagesën e shpenzimeve të ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit.
  • Përveç gjobave në të holla për shkaktimin e zjarrit, parashikohen edhe sanksione penale me disa vite burgim sipas Kodit Penal për veprat e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe zjarrit në pyje.
    Gjitashu i përkujtojmë bujqit që sipas ekspertëve të bujqësisë, me djegjen e hamullorëve dhe tokën e punueshme vet dheu e humb strukturën e nevojshme. Asgjesohen të gjithë mikroorganizmat që marrin pjesë në dekompozimin dhe vdesin
    lëndët ushqyese të nevojshme për bimët, humusi përkeqësohet dhe vetë struktura e tokës ul rendimentin dhe cilësinë e gjithçkaje që prodhohet.

    Me respekt,
    Shtabi i krizës i komunës së Bërvenicës.