Skip to content

Të nderuar banorë të fshatit Miletinë,
Ju njoftojmë se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komunës së Bërvenicës për mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin me pisha pranë kishës së Shën Petkës në fshatin Miletinë sot rreth orës 11:00.
Në shuarjen ajrore kanë marrë pjesë tre “er traktorë” ajrore të DMSH-së, të cilët kanë ndërhyrë 24 herë dhe një helikopter i Ministrisë për punë të brendshme me 12 ndërhyrje. Përveç mbështetjes ajrore, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë TPPE Tetovë, SP Zherovjane, NP Pyjet Kombëtare “Leshnica” Tetovë dhe QMK
Komuna e Bërvenicës falënderon të gjithë ata që morën pjesë në shuarjen e zjarrit për bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre, si dhe APELON tek qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur të gjitha burimet e mundshme të zjarrit.