Me datë 26.09.2023 në ambientet e komunës së Bërvenicës është mbajtur takimi i parë
i punës së Komitetit Lokal të Menaxhimit për përgatitjen e Planit Lokal Aksional
Ekologjik për komunën e Bërvenicës.
Në mbledhje u miratua Rregullorja e punës të Komitetit Menaxhues, emërimi i personit
për marrëdhënie me publikun, zgjedhja e kryesusesit të Komitetit Menaxhues, miratimi i
raportit nga anketa e kryer për shqyrtimin e opinioni publik për gjendjen e mjedisit në
komunën e Bërvenicës, si dhe themelimi i grupeve punuese dhe emërimi i anëtarëve
në:
Grupi punuës për MENAXHIMIN ME UJRAT (furnizimi me ujë, ujërat e zeza,
rregullimi i rrjedhave ujore, cilësia/monitorimi i ujit)
Grupi punues për MENAXHIMIN ME MBETURINA (mbetje komunale, industriale,
bujqësore të biodegradueshme, mbetje inerte dhe lloje të tjera mbetjesh)
Grupi i punës për MENAXHIMIN E CILËSISË SË MJEDISIT DHE ZHVILLIMIT
TË QËNDRUESHËM (ajri, zhurma, efiçenca e energjisë dhe zhvillimi socio-
ekonomik)
Grupi i punës për MENAXHIMIN E PYJEVE, PLANIFIKIMIT URBAN, TOKËS
BUJQËSORE DHE TOKËS
Grupi i punës për MBROJTJEN E DIVERSITETIT BIOLOGJIK,
VENDBANIMEVE DHE RRARITETEVE NATYRORE
Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht me grupet e punës për mbledhjen
e informacionit, analizimin e situatës në secilën fushë tematike, përcaktimin e
problemeve dhe propozimin e masave dhe zgjidhjeve për tejkalimin e tyre.
