Komuna e Bërvenicës i bashkohet fushatës “Tatimi im, për komunën time!” – Për komuna më të mira, duke shlyer në kohë tatimin mbi pronën, e cila realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Projekti ka si qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe përfitimet nga shlyerja në kohë e tatimit mbi pronën me qëllim marrjen e shërbimeve efikase dhe cilësore nga njësitë e qeverisjes vendore.
Me shlyerjen në kohë të tatimit mbi pronën, ne të gjithë kontribuojmë që komuna jonë të rritet, zhvillohet dhe modernizohet. Shlyerja e tatimit mbi pronën forcon kapacitetet financiare të komunave dhe këto mjete përdoren për investime kapitale, si ndërtimi i kopshteve, shkollave, infrastrukturës komunale, parqeve dhe të mirave të tjera publike.
Komuna e Bërvenicës mbështet të gjitha iniciativat dhe projektet e mira të cilat do të kontribuojnë në fuqizimin financiar të komunave, qëllimi përfundimtar i të cilave është ngritja e cilësisë së shërbimeve që ofrojmë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë.
Videot nga fushata “Tatimi im, për komunën time!” – Për komuna më të mira, duke shlyer në kohë tatimin mbi pronën, mund t’i shikoni në lidhjet e mëposhtme të internetit.