Skip to content

RIKONSTRUIMET E SH.F. “КОSTA RACIN”, BËRVENICË DHE SH.F. “7 MARSI”, ÇELLOPEK.

Në bazë të projektit themelor për rikonstruimin e SH.F. ,,Коsta Racin”, Bërvenicë, ndërsa në lidhje me thirrjen publike nga MASH-i, për herë të parë pas 65 viteve do të realizohet rikonstruimi i plotë: ndërrimi të çatisë, fasadës, dyerve të brendshme, dyshemeve, mureve dhe tavaneve.

Gjithashtu, do të realizojmë plotësisht edhe rikonstruksionin e fasadës në SH.F.”7 Marsi”, Çellopek.

Komuna e Bërvenicës investon me përkushtim në të gjitha sferat, por ne jemi më të lumtur kur arrijmë të realizojmë projektet në të cilat po punojmë, veçanërisht projektet në arsim!