Skip to content

PARTNERITET PËR MENAXHIM MË EFIKAS NË KOMUNA

Drejtori i Projektit të USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, Bardhyl Marku, prezantoi rezultatet kryesore të bashkëpunimit me komunat partnere. Theksoi që 48 komuna partnere I kanë rritur të ardhurat nga burimet e veta me një rritje mesatare prej 22.32% në vitin 2023, duke tejkaluar rritjen e konsiderueshme prej 10,26% të regjistruar në vitin e kaluar. Gjithashtu, 14 komuna që shprehën interesim, morën ndihmë për përditësimin e bazës së të dhënave të tatimit në pronë, e cila rezultoi në një rritje mesatare prej 20.5% në arkëtimin e tatimit në pronë. Këto rezultate kontribuan dukshëm në rritjen mesatare prej 45% të të ardhurave nga burimet e veta në të njëjtën periudhë.

Në eveniment u ndanë mirënjohje për 23 komuna partnere nga grupi i dytë, që në 18 muajt e kaluar me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve rritën kapacitetet e tyre administrative për menaxhimin e financave publike komunale, planifikimin dhe realizimin e buxhetit, transparencën dhe llogaridhënien fiskale, planifikimi dhe grumbullimi i të ardhurave nga burimet e veta, qasje në financim të jashtëm, dhe bashkëpunim më të mirë me sektorin privat. Gjithashtu, kryetari i komunës së Berovës Zvonko Pekevski, përfaqësues të komunës së Bërvenicës dhe komunës së Novacit, prezantuan përfitimet nga partneriteti i tyre me Projektin e USAID-it.