Skip to content

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Lënda e ankandit publik elektronik është toka ndëtimore e pandërrtuar, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e paraparë në Dokumentacionin planor local urbanistik për f.Vollkovijë, komuna e Bërvenicës, miratuar me Aktvendim nr.14-98/2017 prej dt.15.12.2023, me destinim për ndërtim: A1-Strehim në shtëpi banimi, në pajtueshmëri me përmbledhjen e Tabelës 1,ku jepen të dhëna numerike për parcelën e ndërrtimit, destinimin e ngastrës së ndërrtimit, sipërfaqja e përgjithsh,e e parcelës ë ndërtimore, sipërfaqja e ndërtimit, sipërfaqja e përgjithshme për ndërtim, etazhiteti, përqindja e ndërrtimit, koeficienti i shfrytëzimit, çmimi fillestar për m², çmimi fillestar I përgjithshëm dhe garancioni bankar për pjesëmarrje në ankandit publik elektronik.

E DREJTA PËR PJESMARRJE

Të drejtë për pjesëmarje në ankandin publik elektronik kanё:

1. Personat fizik: shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtetas të shteteve anëtare të BE-së dhe të OECD-së, si dhe shtetas të shtetëve të cilat nuk janë antare të BE dhe OECD me kusht të reciprocitetit, mundet të marrin të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Personat juridikë: personi juridik vendas, personi juridik i entitetit të përzier, personi juridik i krijuar nga një person fizik ose juridik i huaj, i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, persona juridikë të huaj rezidentë në Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të OECD, si dhe personat juridikë të huaj rezidentë në shteteve të cilat nuk janë anëtare të BE-së dhe OECD, të cilët në kushte të reciprocitetit, mundet të marrin të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KUSHTET PËR PJESMARRJE NË ANKADIN PUBLIK ELEKTRONIK

Personat e fizik dhe juridic të interesuar dorëtojnë kërkesë për pjesëmarrje në ankandit pblik në mënyrë elektronike, përmes sistemit informativ të vendosur  në ueb faqen www.gradezno-zemjiste.mk, me plotësimin e formularin elektronik që e nënshkruajnë me certifikatë digjitale të vlefshme të lëshuar nga dhënës i autorizuar. Për secilën parcelë ndërtimore në veçanti, në të cilën tregon se për çdo parcelë dorëzohet kërkesa, dhe cilat dokumente janë pjesë përbërëse e kërkesës, e kompletuar me dëshmitë në vijim (bashkangjitur në formë elektronike në origjinal ose fotokopje të vërtetuara nga noteri dhe të nënshkruar me nënshkrim dixhital dhe autorizim i bartësit të nënshkrimit digjital të verifikuar dhe të nënshkruar me nënshkrim dixhital):

1. Kërkesa nga aplikanti, në të cilen përmenden të dhënat se për secilën parcelë ndërtimore vlen e njëjta për aplikuesin e kërkesës, si dhe çfarë dorëzohet krahas kërkesës (cilat dokumente) nënshkruhen në mënyrë dixhitale.

2. Garanci bankare per seriozitetin e ofertes në vlerën e dhënë ne përmbledhjen tabelare ( te tregohet numri i shpalljes dhe numri i parceles ndertimore) me afat vlefshmerie 31.12.2024, me te cilen ofertuesi garanton se nëse merr statusin e ofertuesit më të volitshëm, do të paguajë vlerën e fundit të arritur për tjetërsimin e tokës ndërtimore me ankand publik elektronik në afat 15 ditëve nga dita e pranimit së njoftimit me shkrim për përzgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm.

Garancioni bankar, përveç në formë elektronike, duhet të dorëzohet edhe në letër origjinale përmes arkivit të komunës deri te komisionit për Ankand Publik, në zarf të mbyllur me shënimin e shpalljes dhe shënimin e detyrueshëm “Mos hap”, deri në afatin e paraparë për dorëzimin e kërkesës jo më vonë deri më 22.07.2024 deri në ora 16:00;

3. Për personat fizik vërtetim shtetësie, jo më i vjetër se 6 (gjashtë) muaj;

4. Për personat juridik dëshmi për regjistrimit të subjektit juridik nga regjistëri përkatës (Gjendja aktuale) jo më i vjetër se 30 (tridhjetë) ditë;

5. Autorizim i rregullt për përfaqësuesin e personit juridik, e vërtetuar në noter, gjegjësisht dëshmi për personin përgjegjës të autorizuar të personit juridik;

6. adresën e e-mail të aplikantit të kërkesës, me anë të së cilës do të kryhet procedura e regjistrimit për pjesëmarrje në ankand publik elektronik, gjëgjësisht do ti dërgohen përdoruesi dhe kod aksesi do të dërgohet në faqen e internetit ku do të zhvillohet ankandi publik elektronik. (për aplikantët të cilët paraqesin një adresë të pasaktë të e-mail, Komuna e Bërvenicës nuk do të ketë asnjë detyrim të marrë dhe të bëjë korrigjime në të).

7. Deklaratë e pranimit të kushteve në shpallje për çdo parcelë ndërtimore e noterizuar në veçanti dhe e nënshkruar me nënshkrim dixhital.

– Kërkesat që nuk janë të kompletuara me këto dëshmi nuk do të marrin pjesë në ankand publik elektronik, për të cilët aplikantët për kërkesa të pa kompletuara do të njoftohen në mënyrë elektronike.

– Aplikantët detyrimisht duhet të disponojn certifikatë dixhitale (nënshkrim) që të mundet të dorëzojn kërkesë për pjesëmarrje në ankand publik dhe të marrin pjesë në të.

– Në qoftë se aplikanti është i interesuar për më shumë se një parcelë ndërtimore, për çdo parcelë ndërtimore plotësohet kërkesë e veçantë, për të cilin dorëzohet  garancion bankar i veçantë për seriozitetin e ofertës.

ÇMIMI FILESTAR

1.Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore të listuara në përmbledhjen tabelare 1 me destinim A1-Strehim në shtëpi banimi, vlen 61,00 denarë për metër katror(m2).

GARANCIONI BANKAR

Garanci bankar për seriozitetin e ofertës për secilën parcelë ndërtimore përcaktohet sipas pasqyrës tabelore 1 të dhënë në këtë shpallje dhe është 200%, por jo më pak se 30.000,00 denarë nga çmimi i përgjithshëm fillestar për tokën ndërtimore për secilën parcelë ndërtimore në veçanti, me afat vlefshmërie deri më 31.12.2024.  Garancioni bankar në formë elektronike dorëzohet së bashku me kërkesën dhe e njëjta duhet të dorëzohet në formë origjinale në letër, në arkivin e Komunës së Bërvenicës deri te komisionit për ankand publik, në zarf të mbyllur me shënimin e shpalljes dhe Shënim i detyrueshëm “Mos e hap” deri në afatin e përcaktuar për dorëzimm të kërkesës jo më vonë se 22.07.2024 deri në orën 16:00;

AFATET

Kërkesat për pjesëmarrje në ankand publik për parcelat ndërtimore në pasqyrën tabelare 1 mund të dorëzohen deri më 22.02.2024 deri në ora 23:59 në mënyrë elektronike në ueb faqen e mëposhtme www.gradezno-zemjiste.mk.

Ankandi publik do të mbahet në mënyrë elektronike në ueb faqen e mëposhtme www.gradezno-zemjiste.mk.

1. Ankandi publik për GP nr.14, nr. Rendor 1, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 8:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

2. Ankandi publik për GP nr.15, nr. Rendor 2, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 8:30 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

3. Ankandi publik për GP nr.16, nr. Rendor 3, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 9:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

4. Ankandi publik për GP nr.17 nr. Rendor 4, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 9:30 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

5. Ankandi publik për GP nr.18, nr. Rendor 5, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 10:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

6. Ankandi publik për GP nr.19, nr. Rendor 6, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 10:30 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

7. Ankandi publik për GP nr.20, nr. Rendor 7, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 11:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

8. Ankandi publik për GP nr.21, nr. Rendor 8, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 11:30 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

9. Ankandi publik për GP nr.22 nr. Rendor 9, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 12:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

10.Ankandi publik për GP nr.23 nr. Rendor 10, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 12:30 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

11.Ankandi publik për GP nr.27 nr. Rendor 11, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 13:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

12.Ankandi publik për GP nr.28 nr. Rendor 12, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 13:30 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

13.Ankandi publik për GP nr.29 nr. Rendor 13, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 14:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

14.Ankandi publik për GP nr.30 nr. Rendor 14, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 14:30 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

15.Ankandi publik për GP nr.31 nr. Rendor 15, paq. Tab.1, do të fillojë në datën 24.07.2024, në ora 15:00 dhe e njejta do të zgjasë 15 minuta.

PROCEDURA

  1. Komisioni njofton parashtryesit e aplikimit për kompletimin e dokumenteve të tyre ne mënyrë elektronike, në afat prej 24 orëve nga skadimi i afatit për paraqitjen e tyre, për çka parashtryesve të aplikimit të cilët kanë dorëzuar aplikime të plota ju dorëzon emër shfrytezues dhe fjalëkalim për pjesëmarje në ankand publik,ndërsa aplikantëve që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë u dorëzon njoftim me arsyetim se të njëtit nuk do të marrin pjesë në ankand publik.
  2. Në ditën e mbajtjes së ankandit publik elektronik, pjesëmarrësit hyjnë në faqen e internetit me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që morën në adresën e postës elektronike, bashkangjitur kërkesës për pjesëmarrje në ankandin publik.
  3. Ankandi publik elektronik do të mbahet edhe nëse në shpallje është paraqitur një pjesëmarës, për secilën parcelë ndërtimore në veçanti i cili i plotëson kushtet e kërkuara në shpallje dhe e rritë çmimin fillestar.
  4. Ankandi publik elektronik e ndjek Komisioni, i formuar nga Kryetari i Komunës së Bërvenicës.
  5. Ankandi publik elektronik fillon me shpalljen e çmimit fillestar të tokës për metër katror, ​​dhe kryhet me anë të ankandit publik nga pjesëmarrësit në ankand publik.
  6. Ankandit publik për parcelën ndërtimore në Tabelën 1 kryhen “hap pas hapi” duke rritur vlerën me secilin “hap” jo më pak se 10,00 denarë/m2.
  7. Ankandi publik elektronik llogaritet i përfunduar në momentin e mbarimit të kohës të përcaktuar në këtë shpallje, për çka në qoftë se pas përfudimit të 2 minutave nga ana e pjesëmarsve me ofertën e dhënë, afati I fundit për përfundimin e ankandit publik vazhdohet edhe për 2 minuta. Ankandi publik vazhdon pa kufi deri sa në afat kohor prej 2 minuta kemi ofertë të re.
  8. Pjesëmarësi ne ankand publik i cili ka ofruar çmimi më të lartë do të marrë statusin e ofertuesit më të volitshëm.
  9. Komisioni pas përfundimit të ankandit publik, përgatit procesverbalin për zbatimin e ankandit publik dhe në mënyrë elektronie e dërgon deri tek të gjithë pjesëmarrësit në ankandin publik.
  10. Pas përfundimit të procedurës së ankandit publik, Komisioni detyrohet në afat prej tre ditëve pune, të dorëzoj kërkesë për mendim deri te Prokurori Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në raport me propozim tekstin e kontratës për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prokurori Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i obliguar të dorëzojë mendim për propozim tekstin e kontratës për tjetërsimit, në afat prej 30 ditëve nga pranimi i kërkesës për mendim. Nëse në afat prej 30 ditëve Prokuroria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk dorëzon mendim, do të konsiderohet si pozitiv.

11. Pas pranimit të mendimit pozitiv nga Prokuroria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni në afat prej tre ditëve të punës ofertuesit më të volitshëm i dorëzon njoftim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm.

12. Ofertuesit më i volitshëm është i obliguar në afat prej 15 ditëve nga pranimi i njoftimit për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm, të paguajë mjetet, në pajtueshmëri  me çmimin e fundit të aritur në ankand dhe harxhimet e procedurës, në vlerë prej 10% nga vlera e garancioni bankar për seriozitetin e ofertës. por jo më shumë se 15.000,00 denarë dhe deri te komisioni të dorëzoi dëshmi për pagesën e realizuar me të gjithë dokumentacionin e nevojshme për pjesëmarrje në ankand publik në origjinal.

13. Në rast se ofertuesi më i volitshëm nuk i paguan mjetet dhe nuk e dorëzon dokumentacionin e duhur për pjesëmarje në ankand publik në afatin e caktuar, nuk do të lidhet kontrata, garancioni bankar do të aktivizohet dhe i njejti nuk mund të mer pjesë në ankandet e ardhshme publike për parcelën e lartëpërmendur.

14. Në rast se ofertuesi më i volitshëm i paguan mjetet në afatin e caktuar, kurse në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nuk mund të lidhet kontrata, mjetet nuk i kthehen, garancioni bankar për seriozitët të ofertës aktivizohet dhe kontrata nuk do të lidhet .

15. Pas dorëzimit të dëshmisë për pagesën e realizuar dhe dorizmit të dokumentacionit të plotë të nevojshëm për pjesmarje në ankand publik, në afat prej 5 ditë pune Kryetari I komunës së Bërvenicës lidh kontratë për tjetërsim të tokës ndërtimore në pronësi së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kontrata lidhen në formë elektronike nëpërmjet sistemit elektronik për tokën ndërtimore.

16. Pas lidhjes së kontratës Komuna e Bërvenicës në afat prej 1 dite në mënyre elektronike e dorëzon kotnratën për përcaktimin e tatimit në shitblerje të patundshmërive. Blerësi është i obliguar në afat prej 15 ditësh nga pranimi i Aktvendimit për tatim në qarkullim të patundshmërive të paguaj tatimin dhe ta dorëzoj dhëshmi për tatimin e paguar.

17. Pas dorëzimin e dëshmisë për tatimin e paguar, blerësi në afat  prej 30 ditësh kontratën në mënyrë elektronike e dorëzon në notar për solemnizim. Blerësi është i boliguar solemnizimin të realizoj në afat 30 ditësh nga dorëzimi i kontratës në noterin kompetent.

18. Nëqoftëse blerësi me fajin e tij në afat caktuar prej 1 dit nuk e dorëzon kontratën për përcaktim të tatimin në qarkullim të patundshmërive dëri te Komuna e Bërvenicës, dhe gjithashtu me fajin e tij nuk e paguan tatimin në qarkullim në afatin e caktuar prej 15 ditësh, dhe të njejtin nuk e dorëzon për solemnizim te noteri komptent në afat prej 30 ditësh dhe nuk e kryen slemnizimin e kontratës në afat prej 30 ditësh, I njejti njëanshëm do të prishet dhe 80 % e shumës së përgjithshme për tjetërsim nuk do ti kthehet blerësit.

19. Me kontratën ofertuesi më i volitshëm (blerësi) detyrohet në afat prej 9 muajsh nga solemnizimi i kontratës të sigurojë leje ndërtimi për objektin e parashikuar në pajtueshmëri me planin urbanistik në bazë të të cilit toka është e tjetërsuar, për parcelat ndërtimore me sipërfaqe deri 5000 m2, gjëgjësisht në afat prej 12 muajsh nga solemnizimi i kontratës për parcelat ndërtimore mbi 5000 m2.

20.  Në rast se lëndë e kontratës është toka shtetërore e rregulluar ofertuesi më i volitshëm (blerësi) është i obliguar të ndërrtoj objektin në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për ndërtim, në pajtueshmëri me kategorizimin e ndërtimeve.

21. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk përfshihet kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore,

22. Në rast  se blerësi nuk siguron leje ndërtimi në afatin e caktuar, gjegjësisht nëse objekti nuk ndërtohet në afatin e caktuar për fajin e blerësit, i njejti do të ketë obligim të paguaj dënim me marveshje në lartësi prej 1.5 % nga cmimi total I ariturnë ankandin publik në tokën lëndore për secilin muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi I afatit, gjegjësisht 3 % nga cmimi total I ariturnë ankandin publik në tokën lëndore për secilin muaj të kaluar në vitin e dytë nga skadimi I afatit, gjegjësisht 4.5 % nga cmimi total I ariturnë ankandin publik në tokën lëndore për secilin muaj të kaluar në vitin e tretë dhe për secilin muaj të kaluar në të tretin dhe secilin vit të ardhshëm nga skadimi afatin.

23.Mos plotësimi i obligimeve gjegjësisht pas vonesës së blerësit në vonesën me plotësimin e obligimeve 3 muaj të një pas njëshme paraqet bazë tjetërsuesi, pas tre thirjeve të një pas njëshme mujore për realizim, si i besueshëm me deklaratë për mos plotësimin e obligimeve nga kontrata të kërkojë vërtetim për ekzekutim të kontratës gjegjësisht të kërkojë pagesë për dënimin me marveshjë, çka paraqet dhe bazë për prishje të një anshme të kontratës, për çka 80 % nga shuma e përgjithshme e tjetërsimin nuk i kthehen blerësit.

24.Prishja e kontratës për shkak të mosplotësimin të obligimeve të kontratës nga ana e blerësit realizohet me deklaratë të vullnetshme të një anshme të tjetërsuesit e deklaruar nga ana e Komunës përmes Prokurorit shtetërorë të Rebulikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht obligim I blerësit për pagesën e tatimit në qarkulim dhe harxhimet e noterit në rast të prishjes së kontratës me faj të blerësit, bien në ngarkesë të blerësit.

25.Përqindja minimale që duhet të ndërtohet nga sipërfaqja e përgjithshme e zhvilluar për ndërtim e paraparë me planin urbanistik për parcelën lëndore nuk mund të jetë me e vogel se 30 %.

26.Pronari I tokës ndërtimore të siguruar në procedurë për tjetërsismin më ankand publik nuk mund të njejtën ta bart në persona të tretë para plotësimit të obligimeve nga kontrata për tjetërsimin e të njetës. Ndalimi për bartjen në personat e tretë regjistrohet në librat publik për regjistrimin e të drejtave të patundshmërisë, në të kundërtën e njejta paraqet bazë për prishjen e njëanshme të kontratës, për çka 80 % nga shuma e përgjithshme e tjetërsimin nuk I kthehen blerësit. Me përjashtim në qoftëse pornari I tokës ndërtimore është person juridik I jashtëm, toka ndërtimore e siguruar në procedurë për tjetërsismin me ankand public mund ta bartë në pronësi te personi juridik vendasnë të cilin person I jashtëm I huaj juridik me doemos të jetë pronar I vetëm deri në momentin e plotësimin e obligimeve në kontratën e tjetërsimin të tokës ndërtimore me ankand publik .

27.Toka ndërtimore në pronësi të  Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është lënd e shpalljes deri në plotësimin e obligimeve të kontratës nuk mund të jetë pjesë masës likuduese.

28.Ofertuesi më i volitshëm (Blerësi) obligohet të paguj tatimin në qarkulim e cila do të pasojë si obligim pas lidhjes së kontratës për tjetërsimin e tokës ndërimore dhe të dorëzojë dëshmi për realizimin e pagesës.

29.Harxhimet e procedurës së noterit dhe bartjes në evidecës së patundshmërive në Agjensionin për kadastër të patundshmërive bien si ngarkesë e blerësit të tokës ndërtimore.

30.Gjatë procedurës së ankandit publik pjesëmarsit kanë të drejtë të ankesës në afat prej 3 (tre) ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik. Ankesa parashtrohet në mënyrë të shkruar deri te Komisioni I cili vendos për ankesën me Aktvendim. Komisioni është I obliguar të vendos në afat prej 5 ditëve të punës nga dita e pranimit të së njejtës.

31.Kundër Aktvendimit të sjellur nga ana e Komisionit me të cilin vendoset për ankesën e parashtruar, pala ka të drejtë të ankesës në afat prej 15 ditë nga dita pranimin të Aktvendimit deri të Komisoni shtetërorë për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënja e punës në shkallë të dytë-Shkup.

                                                                             KOMUNA E BËRVENICËS

Komisioni për realizimin e procedurave për Ankand Publik

Armend Zeqiri, – Kryetar

Rexhije Bajrami, – Anëtar

Emin Jakupi, – Anëtar

Zhaklina Glishovska, – Anëtar

Zimbile Demiri, – Anëtar