Informohen qytetarët e Komunës së Bërvenicës se kjo është thirrja e fundit që ti shlyejnë detyrimet në bazë të Tatimit në pronë dhe Taksave komunale para kryerjes së arkëtimit të detyrueshëm.
Me qëllim që të mos gjenerohen harxhime shtesë për obliguesit të cilat nuk i kanë shlyer obligimet e tyre, në procedurë për arkëtim të dhunshëm, dhe për t’ju shmangur ngarkesave të panevojshme të cilat do të dalin nga bllokimi i xhirollogarive, THIRREN qytetarët që të shlyejnë obligimet në bazë të tatimit në pronë dhe taksave komunale në afat sa më të shkurtë.