Skip to content

MBIKQYRJE PËR PUNIMET E FILLUARA NDËRTIMORE PËR VENDOSJEN E FASADËS TERMOIZOLUESE NË SHKOLLËN PERIFERIKE “7 MARSI” NË FSHATIN MILETINË

Kryetari i komunës së Bërvenicës z. Jovica Ilievski sot ka inspektuar punimet e filluara ndërtimore për vendosjen e fasadës termoizoluese në shkollën periferike “7 Marsi” në fshatin Miletinë, ku është konstatuar se punimet ndërtimore janë duke vazhduar me dinamikë të kënaqshme.
Po vazhdojmë me projekte në fushën e arsimit për përmirësimin e ambienteve arsimore dhe krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e mësimdhënies për nxënësit dhe punonjësit.