Kryetari i komunës së Bërvenicës Jovica Ilievski sot në zyrën e tij ka zhvilluar takim me këshilltaren për çështje politike në Ambasadën Amerikane në Shkup Kelly McCaleb.
Në takimin u bisedua për temat aktuale, përfshi vetëqeverisjen lokale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Kryetari informoi për projektet aktuale dhe të ardhshme në Komunën e Bërvenicës, sfidat me të cilat ballafaqohet vetëqeverisja lokale dhe bashkëpunimi me pushtetin qendror dhe institucionet tjera ndërkombëtare.

