Skip to content

FORUMI BUXHETOR

Sot, në fshatin Çellopek, u mbajt Forumi Buxhetor me qytetarët, në kuadër të procesit të hartimit të Buxhetit të Komunës për vitin 2026. Forumi shërbeu si platformë për diskutim të hapur mes qytetarëve dhe përfaqësuesve komunalë, ku u theksua rëndësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të komunitetit në përcaktimin e prioriteteve buxhetore.

Gjatë diskutimeve, theksi kryesor u vendos në rrugët lokale, të cilat u theksuan si projekte që do të vazhdojnë edhe në programet dhe investimet e ardhshme të komunës. Po ashtu, u paraqitën propozime konkrete për përmirësimin e kushteve në shkolla, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më cilësor për nxënësit dhe stafin arsimor.

Qytetarët shprehën nevojat dhe shqetësimet e tyre lidhur me infrastrukturën dhe shërbimet publike, ndërsa Komuna u zotua që propozimet e paraqitura të shqyrtohen me kujdes dhe të merren parasysh në planifikimin buxhetor për vitin 2026.

Ky forum konfirmon angazhimin e Komunës për transparencë, bashkëpunim dhe ndërtim të politikave buxhetore në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.