Të nderuar, e ndjej për obligim të apeloj për vozitje të sigurt dhe të ndërgjegjëshme nëpër rrugët e komunës së Bërvenicës, në të kundërt do të na ndodhin fatkeqësi si ajo që ndodhi mbrëmë në qendër të Bërvenicës për të cilën sinqerisht më vjen keq. Unë si kryetar i komunës në konsulltim me organet kompetente propozova me datë 24.02.2022, në të cilën këshilli i komunës njëzëri e përkrahi përgaditjen e projektit themelor të komunikacionit për ngadalësimin e veturave gjatë kalimit nëpër rrugët e komunës së Bërvenicës, ku për një kohë të shkurtër projekti do të jetë i gatshëm. Nëse marrim leje nga MPB-ja, menjëherë do të sjellim aktvendim për vendosjen e pajisjeve për ngadalësimin e komunikacionit në vendbanime dhe në afërsi të shkollave, ajo që nuk është bërë me vite tani bëhet për sigurinë e komunikacionit në komunën e Bërvenicës. Ne asnjë rast nuk eliminojmë obligimin që të jemi vozitës dhe këmbësorë më të ndërgjegjshëm.