Të nderuar qytetarë të rajonit të Pollogut
Planifikimi për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane përfaqëson një koncept të ri për planifikimin strategjik të transportit urban në qytete, i cili bazohet në një vizion dhe me fokus te njerëzit dhe vendet, dhe zbatohet për të përmirësuar efikasitetin e rrjetit të transportit, për të zvogëluar ndikimin e trafikut në mjedisin jetsore, të garantojë mundësi transporti të aksesueshme për të gjithë qytetarët, duke garantuar sigurinë në sistemin e transportit urban dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Për planifikimin e ardhshëm të transportit urban në qytet, është e nevojshme të njihen zakonet dhe sjelljet e qytetarëve gjatë udhëtimit. Për këtë qëllim, është e nevojshme të kryhen hulumtime për gjendjen aktuale me lëvizshmërinë urbane në mënyrë që të planifikohen qëllimet e ardhshme në përputhje me nevojat për udhëtim. Kjo mund të nënkuptojë planifikimin e linjave të reja të transportit publik, planifikimin e shtigjeve të reja të biçikletave, planifikimin e zonave të reja për këmbësorë, etj.
Përmes këtij hulumtimi do të merren të dhëna statistikore për zakonet e udhëtimit, përdorimin e llojeve të ndryshme të transportit, si dhe qëndrimet dhe opinionet e qytetarëve në lidhje me politikat për transportin urban, infrastrukturën e transportit dhe shërbimet e transportit. Kjo do t’u sigurojë autoriteteve vendore informacionin e nevojshëm që do t’i ndihmojë të marrin vendime në lidhje me masat që duhet të merren për të përmirësuar lëvizshmërinë urbane dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Pavarësisht nga mosha juaj, nëse jeni i punësuar, student, apo aktualisht i papunë, ju tashmë po udhëtoni nëpër qytet. Edhe nëse udhëtimet tuaja janë të pakta në numër, mendimi juaj për transportin urban është i rëndësishëm dhe me rëndësi të madhe. Anketa e lëvizshmërisë urbane është krejtësisht anonime. Emri juaj nuk është i nevojshëm dhe përgjigjet tuaja nuk janë me interes për vetë të dhënat statistikore.
Доколку имате проблеми, прашања или сугестии може да не контактирате на sumppoloski@gmail.com.
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në sondazh dhe kontributin tuaj në planifikimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane.