Skip to content

FORUMI BUXHETOR SESIONI I DYTË

Ftojmë banorët të marrin pjesë në Forumin Buxhetor, të cilin e zbaton komuna e Bërvenicës.
Në sesionet e forumit, përmes pjesëmarrjes së tyre, të pranishmit do të kenë mundësi të njihen dhe të
diskutojnë për realizimin e buxhetit të komunës së Bërvenicës për vitin aktual 2022, por edhe të bëjnë
propozime për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, 2023. Njëkohësisht, të pranishmit do të kenë
mundësi të propozojnë, diskutojnë dhe vendosin se cilat janë programet dhe projektet prioritare nga buxheti
për zhvillim më të mirë të komunës.

Sesioni i dytë i forumit do të mbahet më 10 nëntor 2022 (e enjte) me fillim në orën 11:00 në ambientet e sallës në SHF “7 Marsi” f. Çellopek i Ri, komuna e Bërvenicës.

Prania e banorëve, shoqatave të qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, si dhe pjesëmarrja e
tyre aktive në seanca, do të jetë e një rëndësie të veçantë për realizimin me sukses të forumit buxhetor dhe do të japë një kontribut të madh në krijimin e buxhetit të komuna e Bërvenicës.

Agjenda e forumit: Link