Të nderuar bashkëqytetarë dhe banorë nga komuna e Bërvenicës, e veçanërisht nga f. Radiovcë
I Dëgjojmë dhe i shohim reagimet tuaja për rrugën në lagjen e re në f. Radiovcë dhe keni plotësisht të drejtë!
Konkretisht, lagjeja e re është formuar rreth 40 vjet më parë, kurse legalizimi i objekteve ka filluar rreth 10 vjet më parë dhe deri më sot këta banorë nuk kanë rrugë dhe kanë 40 (dyzet) vjet që shkelin çdo ditë në baltë.
Reagimi është i justifikuar dhe brenda mundësive, pas çdo shiu ndërhyjmë duke vendosur rërë (tampon) dhe në varësi të periudhës kohore vendosim një lloj tjetër rëre.
Pas reshjeve të dendura dhe ditën e djeshme (23.11.2022), kemi ndërhyrë në f. Radiovcë dhe gabimisht në disa gropa është derdhur tampon i destinuar për mbushjen e kanalit, gabimi është vërejtur menjëherë dhe është sjellë tampon i ri, vrimat janë riparuar disa herë që nga fillimi i këtij viti.
Zgjidhja nuk është të mbushen gropat me rërë pas çdo shiu dhe të debatoni apo kritikoni se çfarë lloj rëre futet në gropa!
Ne kemi trashëguar probleme të mëdha në komunën e Bërvenicës dhe po i zgjidhim, e për fshatin, do të theksoj Radiovcën dhe me kënaqësi do të njoftoj se pas më shumë se 40 (dyzet) vitesh do ta zgjidhim problemin në f. Radiovcë. Përkatësisht, kemi më shumë se 8 muaj që punojmë në dokumentacionin e projektit dhe sipas informacioneve të fundit nga Banka Botërore dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjerve, projekti është miratuar dhe është në fazën e tenderimit, që do të thotë se në pranverë të vitit 2023, një problem 40-vjeçar do të tejkalohet duke shtruar asfalt me standardet më të larta.
Shpresojmë në mirëkuptim dhe komuna e Bërvenicës investon dhe kujdeset për të gjitha vendbanimet!
Me respekt