Skip to content

PYETËSOR PËR MBLEDHJEN E PROPOZIMEVE PËR BUXHETIN E KOMUNËS SË BËRVENICËS PËR VITIN 2023

Të nderuar,

Komuna e Bërvenicës, në përputhje me udhëzimet e marra nga Ministria e Financave, dhe bazuar në Ligjin për Buxhetin dhe Ligjin për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, ka filluar procesin e përgatitjes së propozim-buxhetit për vitin 2023.

Me qëllim të aktivizimit të banorëve në procesin e krijimit të buxhetit të komunës dhe ndarjes së mjeteve në përputhje me nevojat e tyre, është krijuar pyetësori përmes të cilit banorët do të mund të marrin pjesë në përcaktimin e prioriteteve në Buxhetin e Komunës. Bërvenicës për vitin 2023.

Pyetësori përbëhet nga disa pyetje të shkurtra dhe nuk do t’ju marrë më shumë se 10 minuta.

Komuna e Bërvenicës Ju falënderon paraprakisht për kohën tuaj të ndarë.

Këtu mund ta plotësoni pyetësorin: https://forms.gle/DRhEkmZBi39dPHTXA