Skip to content

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN EKONIMIK LOKAL

Zhvillimi ekonomik vendor është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe si i tillë varet në një masë të madhe nga një planifikim i mirë nga vetë njësia e qeverisjes vendore. Masat në nivel kombëtar, më së shpeshti nuk janë në gjendje të identifikojnë saktësisht nevojat e komunave në Republikën e Maqedonisë dhe për këtë arsye përgatitja e strategjisë për zhvillim në nivel lokal është një nga masat thelbësore për planifikimin e përgjithshëm. zhvillimin e qëndrueshëm të një komune.

Për këtë qëllim, Njësia për Zhvillim Ekonomik Lokal (ZHEL) e komunës së Bërvenicës ka përgatitur një pyetësor për krijimin e një strategjie për zhvillim ekonomik lokal, dhe ju si banorë të komunës do të na ndihmoni për të identifikuar problemet kryesore në komuën dhe të përcaktohen drejtimet e përgjithshme për zhvillimin e komunës së Bërvenicës.

Këto janë linket e pyetësorit:

Shqip https://forms.gle/tpCSr9ezDVmMc2yDA

Maqedonisht https://forms.gle/KxuL1Km3wCT1Ycio7

Pyetësori do të jetë i disponueshëm deri më datë 09.12.2022 në orën 12:00

Me respekt,
Njësia për Zhvillim Ekonomik Lokal e komunës së Bërvenicës