Skip to content

PËRKUJTIM DHE APEL QYTETARËVE DHE PERSONAVE JURIDIK PËR SHLYERJEN E TATIMIT NË PRONE DHE TATIMEVE KOMUNALE

Komuna e Bërvenicës i përkujton tatimpaguesit e saj se afati për pagesën e tatimit në pronë dhe tatimit komunal është në rrjedhë e sipër.
Komuna apelon taksapaguesit të sillen me ndërgjegje dhe përgjegjësi ndaj obligimit ligjor për pagesën e tatmit në pronë dhe tatimit komunal, për shkak se këto mjete përdoren ekskluzivisht për përmirësimin e kushteve jetësore, duke siguruar shërbime më të mira publike në komunën tonë.
Këto janë “PARATË TONA PËR KOMUNËN TONË”
Pagesa e tatimit në pronë është obligim i çdo qytetari-tatimpagues, por njëkohësisht edhe kontribut i individit për ndërtimin e një ardhmërie më të mirë të komunës tonë.
Qytetarë të nderuar!
Me shlyerjen e tatmit në pronë dhe tatimit komunal, do të fitojmë rrugë më të mira, ndriçim më kualitativ, krijimin e kushteve më të mira për komunitetin e biznesit dhe punësime të reja, shkolla më moderne, përmbajtje më të pasura për pensionistët tanë, etj.
Vendimet për tatimin në pronë për vitin 2022 me kohë u janë dorëzuar të gjithë tatimpaguesve.
Komuna ju përkujton me kohë të përmbushni obligimin tuaj ligjor.
Njëkohësisht, shpreh faleminderim për mirëkuptimin tuaj dhe përmbushjen e obligimit tuaj ligjor.