Komuna e Bërvenicës, si bartëse e procesit për përpilimin dhe zbatimin e Planit Lokal aksional
ekologjik 2023-2029, vendos partneritet me të gjitha palët e interesuara në proces, duke
përfshirë publikun si partner.
Qëllimi është të merret opinioni i publikut, i cili do të ketë mundësinë të shprehë mendimet,
vërejtjet dhe sugjerimet e tij, në mënyrë që ato të merren parasysh në krijimin e masave dhe
zgjidhjeve ekologjike, në përgatitjen e planit strategjik lokal aksional ekologjik.
Për të vlerësuar gjendjen aktuale të mjedisit, për të përcaktuar dhe paraqitur problemet
mjedisore me të cilat përballen qytetarët në vendbanimin e tyre. Seksioni i ambientit jetësorë
përgatiti një pyetësor anketues i cili do të jetë i disponueshëm për plotësim elektronik nga data
08 – 15.06.2023.
Mendimi juaj do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën e Bërvenicës drejt ofrimit
të kushteve për përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë me qëllim të krijimit të
kushteve për përmirsimin dhe mbrojtjen e ambientit jetësorë për qytetarët e komunës së
Bërvenicës.
Ju faleminderit!