Skip to content

Më datë 22.08.2023 në orët e hershme të mëngjesit na lajmëruan se është shkaktuar djegie e deponisë së mbeturinave në territorin e f. Stençe,intensiteti I tymit kundërmimi i të cilit, nga orët e hershme të mëngjesit ndjehet në tërë territorin e komunës, gjë që shkakton rrezik ndaj mjedisit, jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Bëhet fjalë për instalim në pronë private për të cilin personi juridik Eko Living SH.P.K f. Çegran posedon Leje për kryerje të veprimtarisë – deponim dhe trajtim të mbeturinave e lëshuar nga MMJPH nga viti 2020, njëherit I njëjti subjekt juridik është koncesionar me PPP për mbledhje dhe transportim të mbeturinave komunale nga amvisëritë në territorin e komunës së Bërvenicës nga 20.02.2021 viti.

Shërbimet e inspektimit kanë dalur menjëherë në terren, është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në lokacion, është konstatuar gjendja faktike, momentalisht jemi në proces të mbledhjes së dokumentacionit nga operatori me qëllim që të vërtetohet nëse subjekti I mbikëqyrur u është përmbajtur kushteve të përcaktuara për  kryerje të punëve të cilat janë të përcaktuara në leje.

Pas vërtetimit të plotë  të gjendjes faktike dhe kompletimit të dokumentacionit të kërkuar, në mënyrë përkatëse do të zbatohen dispozitat e Ligjit për menaxhimin e mbeturinave.

Njëherit ju njoftojmë se, gjatë gjithë kohës nga  shpërthimi i zjarrit në lokacionin ku personi juridik i deponon dhe trajton mbeturinat.Komuna e Bërvenicës ka mobilizuar shtabin e krizës, ka njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe merr pjesë në mënyrë aktive në zvogelimin e pasojave nga zjarri.

Me rrespekt, Komuna e Bërvenicës