Komuna e Brvenicës shpall thirrje publike për formimin e Bordit Iniciativës (BI) në përputhje me nenin 17 të Ligjit për Pjesëmarrjen e Rinisë dhe Politikat e Rinisë. Bordi Iniciativës është një grup јоformal që ka për qëllim konsultimin e të rinjve dhe përfaqësimin e interesave të tyre në krijimin e Këshillit të Rinisë Lokale (KRL ose Këshillit). Numri i anëtarëve në Bordin Iniciativës është pesë dhe ata kanë funksionin unik të formimit të Asamblesë Lokale të Rinisë. Koha e ekzistencës së (BI) është e shkurtër dhe përfundon me thirrjen e mbledhjes së parë (konstituuese) të Asamblesës Lokale të Rinisë. Komuna është e detyruar për zgjedhjen e tyre dhe puna e BI koordinohet dhe ndihmohet nga punonjësi për rininë në Komunë.
Roli dhe detyrat e Bordit Iniciativës:
-Mbështetja e Komunës në krijimin ose rishikimin e aktit dhe vendimeve që rregullojnë formimin dhe punën e KRL-së,
-Shpallja e thirrjes për mbledhjen konstituuese të Asamblesës Lokale të Rinisë në përputhje me Statutin e Komunës në principin e transparencës dhe publikut,
-Bashkëpunimi me Komunën në organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes konstituuese lokale për rininë. Në BI mund të anëtarësohen organizatat rinore, organizatat e rinisë, të rinjtë politikë, organizatat e nxënësve dhe studentëve dhe forma të tjera të bashkëveprimit rinor që punojnë dhe funksionojnë në territorin e Komunës dhe dëshirojnë të marrin pjesë në themelimin e Këshillit.
**** Dokumentet e nevojshme:
Letër e qëllimit për pjesëmarrje në Bordin Iniciativës
Letër me nominimin për anëtar të Bordit Iniciativës dhe informacione kontakti,
Mënyra e aplikimit:
Email: opstina@brvenica.gov.mk
Adresa: Rr. “Marshall Tito”, Nr. pn, Bërvenicë
Afati për aplikim: nga 29.03.2024 deri më 04.04.2024