Skip to content

IFTAR ME IMAMËT

Të nderuar Imamë të xhamive që gravitojnë në Komunën tonë si dhe antarët e xhamive.

Pavarësisht se jemi në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju uruar agjërim të lehtë, harmoni, paqe shpirtërore dhe mirëqenie në familjet tuaja. Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, i afrimit dhe i solidaritetit mes njerëzve, të mbretërojë paqja dhe harmonia mes të gjithëve. Zoti në këtë muaj hap dyert e mëshirës për të gjithë ata që e kryejnë këtë adhurim me përkushtim dhe devotshmëri.Muaj i shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve, të mbretërojë paqja dhe harmonia mes të gjithëve.