Drejtuar:
Personave të papunë të regjistruar për përfshirje në Programin e Punës së Dobishme Komunale
Të gjithë personat e papunë të regjistruar që janë të interesuar të përfshihen në programin e Punës së Dobishme Komunale, projekti “Vendosja e një shërbimi social për kujdes dhe mbështetje për të moshuarit dhe personat e pafuqishëm” për përfshirje/punësim me orar të shkurtuar prej 9 (nëntë) muajsh për të fituar aftësi dhe për përfshirje graduale në tregun e punës, të paraqiten në Agjencinë për Punësim – Qendra për Punësim Tetovë. Personat e papunë të regjistruar që nuk kanë certifikatë/dëshmi të njohur nga institucionet përkatëse për aftësi/kompetenca të fituara për profesione nga fusha sociale dhe shëndetësore, sipas shërbimit që duhet të ofrohet, do të përfshihen në program ku 3 muaj do të marrin trajnim të detyrueshëm dhe 6 muaj angazhim pune. Periudha totale e përfshirjes së personave të papunë përmes programit është 9 muaj, ku përfshihen trajnimi dhe angazhimi në punë.
Personat e papunë të regjistruar që do të përfshihen në Programin “Punë e Dobishme Komunale” do të punësohen me orar të shkurtuar prej 20 (njëzet) orësh pune në javë. Gjatë periudhës së trajnimit të detyrueshëm prej 3 muajsh për personat që nuk kanë certifikatë të përshtatshme të njohur nga institucionet përkatëse për aftësitë dhe kompetencat e fituara për profesione në fushën sociale dhe shëndetësore sipas shërbimit që duhet të ofrohet, dhe gjatë angazhimit të punës prej 6 (gjashtë) muajsh / 9 (nëntë) muajsh, statusi i personave të papunë mbetet i pandryshuar, dhe për personat e papunë që janë përfitues të kompensimit financiar dhe përfitues të ndihmës minimale të garantuar, e drejta e përfituar më parë do të mbetet aktive gjatë periudhës së angazhimit në punë.
Të drejtën për të marrë pjesë në Programin “Punë e Dobishme Komunale” e kanë të gjithë personat e papunë, ku përparësi do të kenë personat që marrin pjesë për herë të parë në Program.
Për kandidatët që do të përzgjidhen dhe përfshihen në Programin “Punë e Dobishme Komunale” është parashikuar një kompensim financiar prej 13,750.00 denarësh bruto gjatë periudhës së trajnimit dhe angazhimit në punë, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe sigurimin për invaliditet dhe dëmtime trupore të shkaktuara nga aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale.
Personat e papunë të regjistruar që do të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin “Punë e Dobishme Komunale” duhet të përkasin në një nga grupet e synuara të personave të papunë:
- Personat e papunë afatgjatë (mbi 12 muaj të regjistruar, me përparësi për personat e papunë mbi 5 vjet). Pozicionet e punës që përfshihen në këtë thirrje kanë të bëjnë me angazhimin në: Pozicioni i punës 1: (Kujdestar për të moshuarit dhe personat e pafuqishëm) Pozicione për pozicionin e punës 1: Tre (3) Kualifikimet dhe profesionet e nevojshme për pozicionin e punës 1: minimum arsimi bazë, kërkues aktiv i punës
Personat e papunë të interesuar mund të dorëzojnë aplikimet për pjesëmarrje në Programin “Punë e Dobishme Komunale” në Agjencinë për Punësim – Qendra për Punësim Tetovë në periudhën nga 11.06.2024 deri më 17.06.2024, nga ora 08:00 deri në orën 14:00.
Kushtet më specifike, të drejtat dhe detyrimet do të rregullohen me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet komunës së Bërvenicës dhe kandidatëve të përzgjedhur.
Informacione të detajuara për Programin “Punë e Dobishme Komunale” mund të merren në komunën e Brvenicës tek Natasha Stojçeska, Koordinatore Komunale për Programin “Punë e Dobishme Komunale”, Agjencia për Punësim – Qendra për Punësim tek Tomisllav Trifunovski, Qendra për Punë Sociale Tetovë tek Magdalena Veselinovska.
KRYETARI, Jovica Ilievski