Skip to content

Tatimet

SEKSIONI PËR ADMINISTRIM ME TATIMET DHE TAKSAT

Si bëhet një kërkesë?

  • Ajo mund të bëhet online duke plotësuar dokumentin në pdf që mund ta shkarkoni në kompjuter dhe pastaj e dërgoni me e-mail tek punonjësi i administratës.
  • Pasi të bëhet dërgesa tek e-maili zyrtar, duhet të bëni edhe pagesën për kërkesën paraprake në bankë apo postë, ku si shembull me të dhënat mund ta shihni më poshtë.
  • Me fletëpagesën mund të drejtoheni deri tek administrata e komunës që ta nënshkruani dokumentin.
TipiKërkesaFletëpagesaE-mail
PDFKërkesëFletëpagesëtatimet@brvenica.gov.mk

Paraqitja dhe ndryshimi i pronёs

Dokumentet e nevojshme:

  • Fletёparaqitja tatimore (e plotёson poseduesi i pronёs).
  • Dёshmi pёr posedim (fletё posedimi, kontratё, vendim, akt gjyqёsor, leje ndёrtimi dhe tё ngjashme).
  • Kopje e letёrnjoftimit tё poseduesit.
TipiFletëparaqitja tatimoreFletëpagesaE-mailVideo udhëzim
PDFFletëparaqitje tatimore për tatimin në pronëFletëpagesëtatimet@brvenica.gov.mk VIDEO

TATIMI NË TRASHËGIMI DHE DHURATA

Lënda e tatimit:

Tatimi në trashëgimi dhe dhuratë përllogaritet dhe paguhet për pronën e patundshme, para, kërkesa në para, letra me vlerë dhe pronë tjetër e tundshme, nëse vlera në të holla e trashëgimit ose dhuratës është më e lartë se rroga mesatare vjetore në Republikën e Maqedonisë Veriore për vitin paraprak.

Obligues tatimor i tatimit në trashëgimi dhe dhuratë është:

  • Personi fizik dhe juridik, rezident në Republikën e Maqedonisë Veriore, i cili trashëgon pronë ose pranon dhuratë në vend apo jashtë.
  • Obligues tatimor janë edhe personat fizik juridik të huaj-jorezidentë, për pronën që trashëgojnë apo dhuratën që pranojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Bazë e tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata është vlera e tregut të pronës së trashëguar, respektivisht pronës së pranuar si dhuratë, zvogëluar për borxhet (obligimet) dhe shpenzimet që ngarkojnë pronën që është lëndë e tatimit.

Norma e tatimit në trashëgimi dhe dhuratë në komunën e Bёrvenicёs:

  • Norma e tatimit për trashëgimi dhe dhuratë për obligues të rendit të dytë trashëgues është 2 %.
  • Trashëgimtarë të rendit të dytë trashëgues konsiderohen prindërit, motrat dhe vëllezërit lëndës të trashëgimisë.
  • Norma e tatimit për trashëgimi dhe dhuratë për obligues të rendit të tretë trashëgues është 4 %.
  • Trashëgimtarë të rendit të tretë janë gjyshërit ose nipat kur lënësi i trashëgimisë nuk ka lënë pas as fëmijë ose prindër.
  • Trashëgimtarët, përkatësisht pranuesit e dhuratës të rendit të parë trashëgues në raport me lënësinë e trashëgimisë gjegjësisht me lënësinë e dhuratës nuk i nënshtrohen tatimit.
  • Trashëgues të rendit të parë trashëgues konsiderohen fëmijët dhe partneri bashkëshortor i lënësit të trashëgimisë.

Të liruar nga tatimi janë edhe trashëgimtarët të rendit të dytë trashëgues përkatësisht pranuesit e dhuratës – objekt banimi, nëse kanë jetuar me lënësin apo dhuruesin në një amvisëri së paku një vit para vdekjes së lënësit, respektivisht në momentin e pranimit të dhuratës, me kusht që pranuesi i trashëgimisë ose dhuratës dhe anëtarët e ngushtë të familjes të mos posedojnë ndonjë objekt tjetër banimi.

TipiFletëparaqitja tatimoreFletëpagesaE-mail
PDFFletëparaqitje tatimore për trashigimi dhe dhurataFletëpagesatatimet@brvenica.gov.mk

TATIMI MBI QARKULLIMIN E PATUNDSHMËRIVE

Lënda e tatimit është qarkullimi i patundshmërive, respektivisht bartja me ose pa kompensim e të drejtës së pronësisë, si edhe mënyra të tjera të fitimit të patundshmërive me ose pa kompensim midis personave fizik e juridik.
Obligues tatimor të tatimit në qarkullim të patundshmërive janë:

  • Personi juridik dhe fizik, shitës i patundshmërisë.
  • Obligues tatimor i tatimit në qarkullim të patundshmërisë mund të jetë edhe blerësi i patundshmërisë nëse në marrëveshjen për shitblerje të patundshmërisë me klauzolë është theksuar që obligues tatimor te jetë blerësi i patundshmërisë.
  • Gjatë këmbimit të patundshmërive, obligues tatimor është pjesëmarrësi në këmbim që jep në këmbim patundshmëri në vlerë më të madhe.
  • Nëse e drejta e pronësisë mbi patundshmërinë bartet në bazë të marrëveshjes të përkujdesjes së përjetshme, obligues i tatim qarkullimit është pranuesi i patundshmërisë përkatësisht trashëgimtarët e pronarit të patundshmërisë.
  • Gjatë shitjes se patundshmërisë në procedurë falimentimi ose likuiduese, si dhe gjatë realizimit të marrëveshjes për hipotekë, obligues i tatim qarkullimit mund të jetë edhe blerësi i patundshmërisë.

Bazë e tatimit mbi qarkullimin e patundshmërisë është vlera tregtare e patundshmërisë dhe e drejta tregtare në momentin e krijimit të obligimit tatimor.
Norma e tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive dhe të drejtave në komunën e Bёrvenicёs është proporcionale dhe atë 3%.

TipiFletëparaqitja tatimoreFletëpagesaE-mail
PDFFletëparaqitje mbi qarkullimin dhe patundshmërinëFletëpagesatatimet@brvenica.gov.mk

TATIMI NË PRONË


Lëndë e tatimit në pronë sipas dispozitave ligjore është prona e patundshme në pronësi dhe në shfrytëzim, përveç pronës që është e liruar nga pagesa e tatimit sipas ligjit.

Obligues tatimor janë:

  • Personat juridik dhe fizik, pronarë të pronës së patundshme
  • Personat juridik dhe fizik shfrytëzues të pronës së patundshme, në rastet kur pronari është i panjohur ose për të cilin administrata komunale nuk ka qasje
  • Personi juridik dhe fizik, nëse prona është në pronësi të më shumë personave, secili prej tyre është i obliguar me tatim proporcionalisht me pjesën e pronësisë
  • Personi juridik dhe fizik shfrytëzues i pronës së patundshme në pronësi të shtetit dhe të komunës.

Bazë e tatimit në pronë është vlera e tregut të pronës së patundshme, të cilën e përcakton Vleresuesi (person vlerësues i liçencuar). Vlera e tregut përcaktohet në bazë të metodologjisë për përcaktimin e vlerës tregtare të pronës së patundshme. Kontroll dhe revizion të vlerës tregtare kryen Ministria e Financave.

Norma e tatimit në pronë në komunën e Bёrvenicës:

  • Tatimi në pronë (të banueshme): 0,05 %.
  • Tatimi në pronë (të pabanueshme): 0,10 %.

** Fletpagesë – Për taksë komunale dhe administrative 

** Vendim për përcaktimin e tatimit të shitblerjes së pronës së patundshme, trashëgimi dhe dhurata.                                                                                                                                                           


Udhëheqëse e seksionit: Rexhije Bajrami
E-mail adresa: tatimet@brvenica.gov.mk